Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të vazhduar dialogun me Serbinë.
Porse ajo ka thënë se dialogu në qendër duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë. “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Kjo mund të arrihet vetëm me zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme, me njohje të ndërsjellë në qendër. Kurrë nuk arrihet me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, arrihet vetëm me sundim të ligjit”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.