Gazetari i Wall Street Journal, Laurence Normann, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pas qortimeve të ashpra që i dha Kosovës Bashkimi Evropian me anë të kryediplomatit të saj
“Pas viteve që pasuan dialogun, kurrë s’e kam parë Brukselin të kritikojë kaq rëndë Kosovën. Është e paprecedentë. Me gjasë reflekton zemërimin e vërtetë ndaj Albin Kurtit. Shumë pakënaqësi evropiane kishte për mënyrën se si politika amerikane u mor me këtë çështje nën administratën Trump, por e vërteta është se gjërat janë edhe më keq.” – tha z. Normann në llogarinë e tij në Twitter.
Borrell u shpreh se kishte dhënë një propozim i cili ishte pranuar nga Serbia, por refuzuar nga Kosova.
Norman tha se do t’ju tregonte partnerëve dhe shteteve anëtare të BE-së për sjelljen e palëve, e sidomos të Kosovës.
“E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ,” – ishte shprehur z. Borrell në konferencën për shtyp.
Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit ishte thirrur pikërisht nga Borrell për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, me afatin për kalimin në fazën e gjobave që do të përfundojë sonte në ora 00:00.
Josep Borrell / Borrell pas takimit: S’ka marrëveshje, e dhamë një propozim që e pranoi Vuçiqi por jo Kurti
Gazetari Laurence Norman mbulon Evropën për prestigjiozen amerikane Wall Street Journal.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…