Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv përmbytjet në vend dhe skandalin e qeverisë që importon energji me çmim të lartë dhe në të njëjtën kohë e shet shumë lirë.
Eksperti Pano Soko tha se qeveria është e papërgjegjshme ndërsa shtoi se përdorin skema në sektorin energjetik për të pasuruar veten.
“S’ka përgjegjshmëri. I njëjti muhabet, u përmbytëm këtë vit, e njëjta dhe vitin tjetër. Paratë shkojnë në disa xhepa. Ishte parashikuar që do kishte përmbytje.”-tha Soko.
Duke u ndalur tek energjia elektrike, Pano Soko tha se po shitet lirë ndërkohë qeveria po blen sërish me çmim shumë të lartë.
“Model që ju sjell atë që duan këta. Rama po vjedh gjithmonë. Lojërat e fjalëve që bën ai nuk na çojnë asgjëkundi.
Hajde të diskutojmë pak për lekët. Ku janë lekët? Halli këtu është, e shet energjinë me 80 euro dhe e blen me 228 euro sot që jemi të përmbytur. Ku shkojë këto para?”-tha Soko.
Edhe pse reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit në kaskadë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare vazhdon të blejë energji elektrike. Në tenderin e fundit për periudhën 14-20 Nëntor 2022, KESH ka blerë një sasi energjie prej 42,504 MWH me një çmim prej 228.32 euro MWH. Pra KESH blen energji nga jashtë me çmime të kripura dhe në të njëjtën kohë derdh miliona euro në det përmes shkarkimit të ujit nga digat e hidrocentraleve.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…