“Giro d’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklistik në botë, në maj të vitit të ardhshëm zhvendoset në Shqipëri ku do të zhvillohet tri etapat hapëse të garës.
Për t’i prezantuar “Giro d’Italia” dhe “Giro d’Italia Grande Partenza” ditën e sotme në Kryeministri do të zhvillohet konferencë për shtyp nga organizatorët e “Giro d’Italia”, ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.
“Giro d’Italia” lind në vitin 1909 së bashku me “Gazzetta dello Sport” dhe është një nga garat më të rëndësishme çiklistike botërore, e cila transmetohet nga media të rëndësishme në shtetin italian, por edhe nga më shumë se 200 media sportive në gjithë botën.
Qindra çiklistë do të jenë të pranishëm përgjatë një jave duke marrë pjesë në shumë evente. “Giro d’Italia Grande Partenza” është një event që në 114 vite histori të garës vetëm 14 herë është zhvendosur jashtë kufijve italianë.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…