Në Partinë Demokratike janë shtuar zërat kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.
Burime për Euronews Albania thanë se Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Bujar Leskaj nuk e kanë mbështetur vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-liderin e tyre.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se ky ishte vendim i tij më i vështirë, por se përballë në këtë çështje kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët përveçse e shpellën “non grata”, kërkuan që Berisha të mos ishte pjesë e Kuvendit të ri.
Ishte deputeti Flamur Noka, i cili para mediave tha se përjashtmi i Sali Berishës është mohim i historisë së kësaj force politike. Sipas tij, vendimi i Bashës është vendim individual dhe arsyet i di vetë ai.
“Përjashtmi i Sali Bërishës është mohimi i historisë së Partisë Demokratike, është mohimi i parimeve me të cilat është themeluar kjo forcë. Është të mohosh suksesin e kësja force, sepse nën drjetimin e Berishës kjo forcë ka pasur sukses. Arsyet i di kryetari. Është vendim individual i kryetarit”, tha Noka.
I pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike, z. Noka nuk dha përgjigje te qartë, por shtoi se do ketë komunikime të tjera në vijim.