Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror mbi një depo ruse në bazën ajrore Hmeimim të Sirisë, ka njoftuar televizioni sirian Syria TV pro-palestinez.
Burime të këtij televizioni bëjnë të ditur se sulmi ajror ka ndodhur pak minuta pas aterrimit të aeroplanit iranian Qeshm Fars, ku më pas janë lansuar mbi 30 raketa nga një anije, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht intensitetit të sulmit, kullat e kontrollit ajror si të bazës ajrore Hmeimim dhe ajo e aeroportit ndërkombëtar Latakia kanë shpëtuar pa ndonjë dëmtim.
Rusia kishte përdorur bazën ajrore Hmeimim gjatë intervenimit të saj në luftën civile në Siri.
Në anën tjetër janë publikuar pamjet e shpërthimeve të fuqishme mbi këtë depo, ku shihet se si një “top i madh i zjarrtë” ngritet në qiell pasi goditet depoja.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…