Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka mbrojtur vendimin e kryetarit Basha për të larguar nga grupi parlamentar themeluesin e kësaj force, deputetin Sali Berisha. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Gjekmarkaj tha se PD rrezikonte të kthehej në një organizatë të padëshirueshme për SHBA.
“PD rrezikonte të kthehej në një organizatë, rrezikonte të kthehej e padëshirueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kishte një ultimatum nga zoti Reeker dhe nga zonja Kim. Ka qenë nën presion dhe nën ultimatum”, tha Gjekmarkaj, ndërsa shtoi se është plotësuar një kërkesë që dukej e pamundur dhe e vështirë.
Ky argument është kundërshtuar nga Zana Guxholli, e cila tha se Basha duhej të mblidhte forumet dhe ta votonte në Kshillin Kombëtar këtë vendim.