LAJME

Gjen. Milley: Të pakta gjasat për një fitore të shpejtë të Ukrainës

Gjenerali më i lartë i Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se gjasat për një fitore ushtarake të afërt dhe të plotë për Ukrainën janë të pakta, duke paralajmëruar se Rusia ka ende fuqi të konsiderueshme luftarake brenda Ukrainës, pavarësisht se ka pësuar zmbrapsje në fushën e betejës që kur filloi agresionin në shkurt.

Ukraina është zotuar të vazhdojë presionin ndaj forcave ruse derisa të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të pushtuar. Gjatë fundjavës, forcat ukrainase rimorën qytetin strategjik jugor të Khersonit – duke ngjallur optimizëm për perspektivat më të gjera ushtarake të Kievit.

Megjithatë, gjenerali Mark Milley, shef i Shtatmadhorisë amerikane, bëri thirrje për kujdes.

“Mundësia e një fitoreje ushtarake ukrainase së shpejti- e përcaktuar si dëbimi i rusëve nga e gjithë Ukraina përfshirë nga Krimeja – nga pikëpamja ushtarake, nuk është i lartë, ushtarakisht,” tha gjeneral Milley në një konferencë shtypi në Pentagoni.

“Politikisht, mund të ketë një zgjidhje politike rusët të tërhiqen politikisht. Kjo është e mundur,” shtoi ai, duke thënë se Rusia “tani për tani është në pozitë të dobët.”

Gjenerali Milley shtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Ukrainën për t’u vetëmbrojtur për aq kohë sa të duhet, komente të cilave u bëri jehonë Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin në të njëjtën konferencë shtypi.

Gjenerali Milley dhe Sekretari i Mbrojtjes Austin folën me gazetarët pas një takimi virtual me dhjetëra ministra të mbrojtjes që po mbështesin ushtrinë e Ukrainës me miliarda dollarë në pajisje ushtarake, si dhe trajnime, këshillime dhe mbështetje zbulimi.

“Ukraina do të vazhdojë të qëndrojë. Ukraina nuk do të tërhiqet,” tha gjenerali Milley, duke shtuar se Ukraina ishte e lirë, “dhe do që të mbetet e lirë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

6 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

8 orë ago