BREAKING NEWS

Gjenden 617 kg kokainë në Brazil me logon e KF Elbasanit, flet presidenti i klubit

Ditën e djeshme u sekuestruan në Brazil një sasi rekord kokaine, 617 kg e pastër, ndërsa destinacion dyshohet se ishte pikërisht Shqipëria, pasi në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “K.F. Elbasani”, stema e ekipit të futbollit të këtij qyteti.

Vlera e kokainës në tregu europian me pakice arrin në 60 milionë dollarë. Operacioni është zhvilluar në Gefron të Brazilit, ku policia arrestoi edhe katër persona. Mes të arrestuarve është edhe një grua.

Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze ka mohuar të ketë lidhje me drogën e sekuestruar një ditë më parë në Brazil me logon ‘KF Elbasan’, teksa e ka cilësuar si prishje me dashje të imazhit. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja, Laze shprehet se sasia prej 617 kg kokaine, nuk ka lidhje aspak me të dhe as me të shkuarën e tij. Me ironi, ai ka thënë se është i lumtur që emri i këtij ekipi ka shkuar deri në Brazil.

“E ndoqa me vëmendje të gjithë ngjarjen dhe më ka ardhur shumë keq që stema e klubit të jetë aty ku nuk e meritonte, më vjen keq të keqpërdoret imazhi i klubit që unë e kam krijuar vetë dhe kam krijuar dhe e kam fantazuar që nga momenti që unë kam ardhur këtu. Klubi nuk ka lidhje me asnjë lloj lidhje, kushto mund ta keqpërdorë atë stemë, kanë keqpërdorur figurën e CR7, Messit. Do pyes avokatit për të ngritur padi për prishje të imazhit. S’e besoj që ka lidhje me problemet e mia. Më vjen mirë që klubi paska emër edhe në Brazil”, u shpreh Laze në një intervistë për Report Tv.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

51 minuta ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago