Tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur sot gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Shakovicë.
FSK njofton se bombat 50 kilogramëshe janë larguar në një vend të sigurt nga ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane.