SPORT

A do ta rinovojë kontratën? Silvinjo nga Rinasi: Unë jam pjesë e juaja! Në Gjermani kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo e la të nënkuptuar se mund të ketë rinovim të kontratës, në një intervistë për mediat pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit.

Rrugëtimin e Shqipërisë në Euro 2024, ai e konsideroi të mirë dhe një eksperiencë të pabesueshme, edhe pse të vështirë.

Silvinjo: Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme një turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjithë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme. E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehët. Të gjithë ata lojtarë.

Të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë, Spanjë të fortë. Për gjithë vendin dhe lojtarët me këta të rinj, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Eksperiencë e bukur. Ishte pozitive. Kemi marrë shumë. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi të ndershëm jemi krenar për të gjithë lojtarët. Kemi lojtarë të rinj. Përfaqësuan mjaft mirë vendin. Fituam eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur.

A do të jeni më pjesë?

Silvinjo: Unë jam pjesë e juaja. jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve. Mbështetja ishte e pabesueshme. . Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani.

Shqipëria mbylli rrugëtimin në EURO 2024 pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku u mund me rezultatin 0-1, por me një paraqitje dinjitoze, jo vetëm në takimin e fundit, por edhe me ndeshjet kundër Italisë dhe Kroacisë, me të cilat ishin pjesë e Grupit B ose thënë ndryshe pjesë e “Grupit të Ferrit”.

Top Channel


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago