BOTA

Gjendet thesari 540 miliardë dollarë që ndryshon përgjithmonë ekonominë botërore

Një studim i publikuar së fundmi në SHBA ka zbuluar se nën Detin Salton në Kaliforninë jugore fshihet një sasi “mbresëlënëse” e litiumit, që ka surprizuar shkencëtarët.

Liqeni më i madh i shtetit ndodhet mbi një depozitë me litium, diçka që shkencëtarët e dinin tashmë, por ajo që ata nuk e dinin ishte sasia e këtij elementi kimik.

Departamenti i Energjisë financoi një studim që filloi të hulumtonte Detin Salton në përpjekje për të analizuar saktësisht se sa litium shtrihej nën trupin e tij dhe u zbulua se ka 18 milionë tonë litium, i cilësuar si ‘ari i bardhë’ për shkak të vlerës dhe pamjes së tij.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom e ka quajtur Detin Salton si “Arabia Saudite e minierave të litiumit” dhe gjetjet e studimit me siguri vërtetojnë arsyen.

18 milionë tonë litium do të mjaftonte për të prodhuar më shumë se 382 milionë bateri për automjetet elektrike, ndaj kjo e bën depozitën me bazë në Kaliforni më të madhen në botë.

Një ton metrikë litium vlen rreth 29,000 dollarë, kështu që duke pasur parasysh këtë shifër, Deti Salton mund të fshehë mallra me vlerë 540 miliardë dollarë.

Një nga 22 autorët e studimit, Michael McKibben, një profesor i gjeokimisë në Universitetin e Kalifornisë, Riverside, tha për gjetjet: “Kjo është një nga depozitat më të mëdha të litiumit në botë dhe mund t’i bëjë Shtetet e Bashkuara plotësisht të vetë-mjaftueshme në litium dhe të ndalojnë importimin e tij nga Kina”.

Sammy Roth, një kolumnist i klimës për Los Angeles Times, tha për emisionin e radios KJZZ: “Është e ditur prej një kohe të gjatë që ka një grumbull litiumi thellë nën skajin jugor të Detit Salton. Ky raport i ri i qeverisë federale është me të vërtetë mbresëlënës. Ata zbuluan se ka potencialisht mjaft litium atje poshtë për të fuqizuar bateritë për 382 milionë automjete elektrike, më shumë automjete sesa janë aktualisht në rrugë në Shtetet e Bashkuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

21 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago