FOTO&VIDEO

Gjenerali i FSK i përlotur: Nuk e harrojmë të kaluarën

“Ne jemi vëllezër dhe nuk e harrojmë të kaluarën”. Kështu u shpreh komandanti i FSK, Gjeneral Rrahman Rama, teksa nuk i fshehu dot emocionet.

I ftuar në studion e ABC News me gazetaren Linda Karadaku, komandanti u shpreh se Kosova do të jetë gjithnjë e gatshme të ndihmojë Shqipërinë pasi nuk e harrojnë të kaluarën.

“Kemi dëgjuar histori të dhimbshme, ata e dinin se ku shkonin dhe kujt po i ndihmonin. Do jemi të gatshëm kurdo por shpresojmë dhe lutemi që të mos ndodhë asnjëherë. Jemi vëllazër, jemi shumë afër dhe nuk e harrojmë të kaluarën. Në anglisht i thonë “pay back” ju na keni dhënë ndihmën në kohën më të vështirë të popullit tonë, kemi obligim moral dhe kombëtar sepse në kohëra të vështira ne kemi patur familjet këtu”, tha gjenerali Rrahman Rama.

I pyetur nga gazetarja për bashkëpunimin që ka FSK me ushtrinë shqiptare, Gjenerali theksoi se është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm dhe se ata kanë benefite për faktin që frcat sqiptare janë pjesë e NATO-s.

“Kemi një bashkëpunim, por me Shqipërinë e kemi pa limit. Benefitet që kemi marrë nga ushtria shqiptare janë të pazëvendësueshme. Fakti që Shqipëria është pjesë e NATO do të thotë shumë për ne. Kemi shumë oficerë që kanë kryer trajnime këtu. Bashkëpunimi jonë është i jashtëzakonshëm. Unë e kuptoj edhe ushtrinë e Shqipërisë në tragjedinë për të qenë jo shumë aktiv për shkak të rrethanave të krijuara. Të gjithë kanë ndjenja, ne kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe bashkëpunimi jonë do të vazhdojë në të gjitha nivelet”, tha komandanti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

8 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

15 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

16 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

21 orë ago