Gati gjysma e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në harkun e muajve janar-korrik janë nga Kosova.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 5.2 milionë të huaj në total, 2.2 milionë janë shqiptarë të Kosovës. Italianët janë të dytët me mbi 430 mijë turistë, ndjekur nga qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqia dhe Gjermania.
“Vihet re që në dy vitet e fundit nuk po kemi më turizëm patriotik, por edhe nga vendet perëndimore. Ky është një sinjal shumë i mirë,” shprehet Albiona Muçoimaj, operatore turistike.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipërinë deri më tani e kanë vizituar turistë nga 152 vende të ndryshme të Botës.
Operatorja turistike, Albiona Muçoimaj tregon edhe se çfarë kanë preferuar më së shumti turistët e huaj në këto 7 muaj.
“Që nga mali, deti, turizmi kulturor gjithashtu. Ka një ndërthurje të shijeve dhe përzgjedhjeve nga të huajt.”
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shtetet e vetme prej të cilave Shqipëria nuk ka pasur asnjë turist në harkun e muajve janar-korrik janë Kongo, Eritrea, Monako, Huionea, Bahamas dhe Belize.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…