Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se ka menduar që të hyjë në grevë urie në ambasadë, pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit.
“Ka qenë e pabesueshme, deri kur e kam dëgjuar vet me veshët e mi të shkarkohet në atë mënyrë ai ambasador. Pas një reagimi që e kam bërë që prapë do ta kisha bërë, as nuk kërkoj, ata ma kanë dërguar vendimin tjetër që brenda një dite me lëshu ambasadën. Kam menduar variante tjera, që kisha mundur t’i bëjë, me sugjerimin e autoriteteve të Maqedonisë të Veriut, mu kanë lutur të mos bëjë veprime të tilla”, tha ai.
“Një variant ka qenë me hy në shenjë të pakënaqësisë me hy në grevë urie në ambasadë. Një variant që është shumë demokratik, greva është instrument demokratik në krejt botën. Tjetër gjë s’kisha bo, se unë të keqe s’i kam bërë askujt e as nuk i bëj”, deklaroi Dedaj në Kanal 10.
Megjithatë, Dedaj në majin e 2020-s pati hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…