POLITIKE

Klitschko: Faleminderit Kosovë, pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia

Kampioni botëror i boksit, ukrainasi, Vitalij Klitschko (41), kryetar i Kiev-it vjen me duar me gjak nga fronti i luftës në Davos për të deshmuar nga dora e parë, nga vendi i ngjarjes, para qindra liderëve dhe personaliteve boterore në samitin ndërkombëtar, për krimet dhe gjenocidin rus mbi popullatën civile në Ukrainë, të cilat krime i krahasoi me ato serbe në Kosovë.

Ai dikur ishte kampion bote në boks – sot kryetari i Kievit lufton për atdheun e tij, Ukrainën: Witalij Klitschko mbërriti në Davos të dielën për WEF. Ai në biseden ekskluzive për gazeten zviceriane në shqip Le Canton27.ch ka falënderuar shqiptarët për mbështetjën ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch

Kryetari i Kiev-it, njëherit ish-kampioni botëror i boksit (198 cm) ka falënderuar Kosovën dhe shqiptarët për solidarizimin me Ukrainen si në aspektin ushtarak (i cili nuk përmendi numrin e vullnetarëve) ashtu edhe me ndihma humanitare. Besoj se përvec Zotit edhe ne Ukraina do t’ja kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë..”

“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë ne fund z.Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch

Klitschko zbarkoi në Davos me helikopter të dielën pasdite. Ish-kampioni i peshave të rënda duket shumë i koncentruar gjatë bisedës, mund të thuhet se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë. Vështrimi i Klitschkos është aktiv dhe plot vullnet të kthehet në Ukrainë t’i kontribuoj proceseve demoakrtike dhe çlirmit të Ukrainës qoftë me dialog ose qoftë me luftë!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago