Pas uljes së numrit të viktimave nga koronavirusi në Francë, e cila raportoi vetëm 80 humbje jete në 24 orët e fundit, një lajm edhe më i mirë vjen nga Gjermania.
Instituti Robert Koch bën me dije se ditën e fundit në Gjermani vetëm 13 persona humbën betejën përballë virusit vdekjeprurës ndërsa 667 të tjerë u infektuan prej tij.
Këto shifra rikthejnë optimizmin në vend përsa i përket pandemisë, pas shqetësimeve të ditëve të fundit nga rritja e numrit të infektuarve që pasoi lehtësimin e masave.
Deri në këto momente në Gjermani numërohen 169 mijë persona të infektuar me Covid-19, 7395 prej të cilëve kanë humbur jetën.