Kryeministrat e katër landeve gjermane u bënë thirrje anëtarëve të Kongresit të SHBA për të bllokuar planet e tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania, sipas letrave të para nga agjencia e lajmeve Reuters të dielën.
Presidenti Donald Trump tha muajin e kaluar se do ta shkurtonte numrin e trupave amerikane në Gjermani me 9,500 në 25,000, duke fajësuar Berlinin se nuk ka përmbushur kuotat e shpenzimeve të mbrojtjes për NATO-n dhe duke e akuzuar atë se përfiton në tregtinë me Amerikësn.
Kryeministrat e katër landeve jugore, ku ndodhen bazat e trupave amerikane, u drejtuan letra 13 anëtarëve të Kongresit, duke përfshirë senatorët Mitt Romney dhe Jim Inhofe.
“Ju kërkojmë të na përkrahni në përpjekjet tona për të mos prishur lidhjet e miqësisë, por për t’i forcuar ato, dhe për të siguruar pranimë e SHBA në Gjermani dhe Evropë në të ardhmen “, shkruanin kryeministrat e Bavarisë, Hesses, Baden-Wuerttembergut dhe Rheinland-Pfalzit.
Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Berlin nuk pranoi të bënte komente. Muajin e kaluar, Uashingtoni tha se ky hap do të “përmirësonte përpjekjet për frenimin e Rusisë, do të forconte NATO-n dhe do t’u jepte siguri aleatëve.”
Por kryeministrat shkruanin se forcat e SHBA në landet e tyre “formojnë shtyllën kurrizore të pranisë së SHBA në Evropë dhe të aftësisë së NATO-spër të vepruar.”
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…