FOTO&VIDEO

Turizëm në pandemi: Shqiptarët ikin në Turqi, turistë vetëm nga Ukraina, Polonia, Bjellorusia

Tregu i fluturimeve ka ndryshuar tërësisht pas pandemisë që goditi vendin. Pas hapjes së qiejve, fluturimet nga aeroporti i Rinasit janë shtuar, por sërish ato mbeten të kufizuara.

Sipas të dhënave që bën publike Tirana International Airport, çdo ditë ka midis 30-36 fluturime vajtje-ardhje nga Rinasi.

Italia dhe Gjermania jën desinacionet kryesore që ofrohen kryesisht nga Alba Wings, Blue Panorama, Wizz Air, Al Italia (kjo e fundit vetëm me Italinë). Vjena, ku ofronin fluturime Austrian Airlines dhe Wizz Air, është e pezulluar deri në fund të korrikut. Destinacione të tjera janë Londra, Brukseli, Parisi, Beogradi, Athina, Stambolli. Frekuenca e fluturimeve është e reduktuar në krahasim me nivelet e para krizës, ndërsa në vendet e BE-së lejohen të udhëtojnë vetëm shtetasit e BE-së dhe ata me leje qëndrimi,

Ndryshe nga viti i kaluar, kur charterat turistikë vinin nga gjithë Europa, madje edhe jashtë saj (Izraeli), numri i tyre tashmë është i kufizuar. Të parët që erdhën ishin turistët nga Bjellorusia, më pas ata nga Ukraina dhe nga 14 korriku kanë nisur charterat nga Polonia, që kanë dhe frekuencën më të lartë me 2-4 në ditë.

Ndërsa shqiptarët mund të udhëtojnë për pushime me chartera vetëm drejt Turqisë. Edhe drejt Antalias, fluturimet filluan me vonesë, në javën e dytë të korrikut dhe janë shumë të reduktuara në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas pritshmërive të operatorëve, me vetëm disa chartera në javë, në raport me tre chartera në ditë që niseshin vitin e kaluar. Në 2019-n, nga dhe drejt Antalias udhëtuan rreth 62 mijë pasagjerë, sipas të dhënave nga TIA. Këtë vit operatorët turistikë presin që numri i tyre të bjerë me 70%.

Charterat shënuar rekord në 2019-n

Vitin e kaluar, udhëtimet me charter nga dhe drejt Rinasit, të cilat janë aktive përgjithësisht vetëm në periudhën e verës, shënuan rekord, teksa vendi u kthye në një destinacion të preferuar turistik. Në total, përmes çarterave fluturuan 324 mijë pasagjerë në 2019-n, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, sipas burimeve zyrtare nga TIA.

Avionët direkt nga Polonia përbënin pjesën më madhe të trafikut të çarterave, me 103 mijë pasagjerë. Më pas u renditën izraelitët (23 mijë pasagjerë), çekët (17 mijë), ukrainasit (16 mijë), norvegjezët (15 mijë), suedezët (10 mijë), Danimarka (6 mijë), Finlanda (3.6 mijë).

Krahas ukrainasve, të cilët kanë disa vjet që kanë zbuluar Shqipërinë, në 2019-n gjeografia e ish-vendeve të Bashkimit Sovjetik u zgjerua me Rusinë, Letoninë, Bjellorusinë, Lituaninë, që kishin çartera me rreth 4-8 mijë pasagjerë secili.

Por, këtë vit, gjeografia e turistëve mbetet shumë e kufizuar, krahasuar me 2019-n. Shumë prej tyre hezitojnë të vijnë për shkak të kushtit për të qëndruar në karantinë pas kthimit në vendin e tyre dhe rritjes së rasteve me Covid-19 në Shqipëri, çka ka bërë që BE të rekomandojë të mos udhëtohet.

Numri i pasagjerëve pritet të përgjysmohet këtë vit

Vitin e kaluar, sipas burimeve nga TIA udhëtuan nga dhe drejt aeroportit të Rinasit rreth 3.4 milionë pasagjerë duke arritur një nivel rekord.

Këtë vit, për shkak të pandemisë, TIA pret që numri i tyre të përgjysmohet, duke zbritur në rreth 1.5 milionë pasagjerë.

📌36 Fluturimet e konfirmuara për datën 20.07.2020 ⠀⠀
⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e hënë janë:⠀⠀

✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Treviso dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Pragë dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
✈️Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Ryanair – Wroclaw (Poloni) – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
✈️Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️SkyUp – Tiranë – Kiev dhe kthim (Çarter Turistik)
✈️Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim
✈️Ryanair – Tiranë – Varshavë dhe kthim (Çarter Turistik)
✈️Eurowings – Tiranë – Stutgart dhe kthim
✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim
✈️Ryanair – Tiranë – Poznan (Poloni) dhe kthim (Çarter Turistik)
✈️Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
✈️Ryanair – Tiranë – Katowice (Poloni) dhe kthim (Çarter Turistik)
✈️Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️British Airways – Tiranë – Heathrow (Londer) dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim./Monitor


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

33 minuta ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

16 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

22 orë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron: Sonte do ta godasim shumë rëndë Iranin

Mbrëmjen e sotme Shtetet e Bashkuara do të godasin shumë rëndë Iranin. Është paralajmërimi që…

2 ditë ago