FOTO&VIDEO

Gjermania i kërkon Kosovës 987 trupa të ushtarëve të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore

Republika Federale e Gjermanisë ka të dhëna se një numër i madh i ushtarëve gjermanë kanë rënë në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Detajet i ka ofruar Komisioni Gjerman për Kujdesin ndaj Varreve të Luftës në një komunikim  për Klan Kosovën.

“Ne dimë për 987 ushtarë të rënë të Wehrmacht-it në zonën e Kosovës së sotme. Marrëveshja për çështjen e varreve të luftës mes dy palëve nuk është nënshkruar ende. Kur ne do të mund të punojmë në Kosovë dhe të zhvarrosim të vdekurit, ne do të ndërtojmë atje një monument përkujtimor. Me siguri do të gjejmë një vend të përshtatshëm për varrin e luftës në konsultim me autoritetet lokale”.

Varret e dy ushtarëve të Forcave të Armatosura të kohës së Hitlerit të njohura si Wehrmacht, para disa javësh u zbuluan në Popovë të Podujevës.

Ata u gjetën në pronën e familjes Rexha të këtij fshati. Të parët e fisit në fjalë, qysh më 1944, kishin varrosur gjermanët e vrarë në luftim me partizanët në pronën e tyre.

Për 77 vjet familja llapjane e mbajti sekret këtë ngjarje deri në korrikun e 2021-ës.

Të rënët u identifikuan nëpërmjet pllakave metalike me numër serik, kockave të kafkës ose krehërve për flokë. Gërmimet u bënë në bashkëpunim mes autoriteteve vendore, atyre gjermane dhe kontingjentit të tyre në KFOR.

“Nëse gjejmë këso lloj pllakash ose sende të tjera si unaza martese që japin të dhëna për identitetin e të vdekurve, ne së bashku me Arkivat Federale në Berlin do të përpiqemi t’i identifikojmë në mënyrë që të informojmë të afërmit e tyre”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Volkbunds.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

22 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago