Dopo le Forze armate (Bundeswehr) e la polizia, anche le compagnie di sicurezza privata sono al centro dell'attenzione degli apparati di sicurezza della Germania per la presenza di estremisti di destra nel personale. Come rivela il settimanale ?Der Spiegel?, le autorità si stanno occupando della Asgaard, compagnia di sicurezza privata con sede ad Hamm, in Renania settentrionale-Vestfalia. Si ipotizza, infatti, che la Asgaard, il cui personale è formato in gran parte da ex appartenenti ai reparti speciali della Bundeswehr e della polizia, sia un'organizzazione di estremisti di destra. Il timore è che le guardie private della Asgaard mantengano contatti nella Bundeswehr e nell'apparato di sicurezza tedesco. Un sospetto preoccupante, alla luce dei sempre più frequenti casi di estremisti di destra individuati nelle caserme e nei commissariati della Germania. Attualmente, la principale attività della compagnia è fornire servizi di protezione a Baghdad. Il personale è equipaggiato in maniera di fatto identica alle truppe regolari tedesche, con tanto di bandiera della Germania sul petto del gilet tattico. Nella sede della Asgaard a Baghdad, in base un filmato girato nel 2017 e visionato da ?Der Spiegel?, si trovavano bandiere di guerra del Reich, scritte in caratteri gotici e motti della Wehrmacht. Attualmente, la compagnia alloggerebbe in un altro edificio, spoglio di tale simbologia. Tuttavia, sul direttore della Asgaard gravano pesanti sospetti di estremismo di destra. Si tratta di un ex paracadutista della Bundeswehr, ritratto in diverse fotografie mentre posa accanto ad oggettistica nazionalsocialista. L'uomo ha sempre negato ogni vicinanza con la destra radicale.
Rreth 8,000 oficerë nga 14 vende anëtare të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjen shumëjavore “Quadriga 2025”, e cila po udhëhiqet nga ushtria gjermane dhe po zhvillohet në Detin Baltik, mes tensioneve me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë.
Bundeswehr-i konfirmoi se 40 anije, 20 avionë dhe mbi 1,800 automjete rrugore po marrin pjesë në stërvitjet “Quadriga”.
Udhëheqës ushtarakë nga Gjermania dhe ambasadorë nga vendet Baltike ishin mes atyre që u mblodhën në portin gjerman të Rostock-ut të enjten për të parë stërvitjet. Ata panë nisjen e një trageti të ngarkuar me automjete ushtarake, i cili kishte destinacion qytetin Klaipeda në Lituani dhe që shoqërohej nga një korvetë, një helikopter dhe një anije çminuese, si dhe nga policia.
Në total, rreth 8,000 oficerë nga 14 vende po marrin pjesë në stërvitjet shumëjavore, përfshirë të gjitha vendet e NATO-s me dalje në Detin Baltik, si dhe anëtarë të tjerë të aleancës si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.
Duke folur të enjten, Gjenerali Carsten Breuer, shefi i ushtrisë gjermane, tha: “Sot po shohim nga afër se çfarë do të thotë konkretisht kur Gjermania merr përgjegjësi ndërkombëtare dhe vepron si një qendër e besueshme furnizimi për NATO-n.”
“Pothuajse të gjitha rrugët e furnizimit drejt krahut lindor kalojnë nëpër Gjermani”, shtoi ai.
Më herët gjatë kësaj jave, Breuer tha se ushtria e tij ishte “vigjilente” ndërsa Rusia dhe Bjellorusia po përgatiten të fillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, të quajtura Zapad (Perëndimi), në mesin e shtatorit. “Kërcënimi mbetet i pandryshuar, si në formën hibride ashtu edhe në atë konvencionale”, theksoi Breuer.
“Putini po na vëzhgon, dhe planet e tij shkojnë përtej Ukrainës. Si forca të armatosura, duhet të përgatitemi për këtë. Ne duam të krijojmë frenim, jo përshkallëzim”, theksoi Breuer.
Përballë kërcënimit që paraqet agresioni rus për sigurinë e Europës, Gjermania, ashtu si vende të tjera të NATO-s, po rrit shpenzimet ushtarake. Berlini shpreson që dhjetëra mijëra ushtarë të rinj t’i bashkohen Bundeswehr-it.
Si pjesë e këtyre përpjekjeve, kabineti gjerman miratoi në fund të gushtit një projektligj që synon forcimin e mbrojtjes së vendit, duke rritur numrin e trupave nga 182,000 në 260,000 deri në fillim të dekadës së ardhshme.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…