KRYESORE

Gjermania në alarm, rusët i përgjojnë oficerët e lartë, po përgatisnin sulm me raketa në Krime

Një audiopërgjim i një video-konference të ushtrisë gjermane, ku oficerët më të lartë të saj flasin për hartimin e një sulmi raketor në Krime, është publikuar në një postim në rrjetet sociale nga shefja e kanalit shtetëror rus, RT, Margarita Simonyan.

Përgjimi, me sa duket i kryer nga qarqet ruse zbulon bisedën e oficerëve të ushtrisë gjermane që diskutojnë për transferimin e raketave ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë , si dhe objektivat e mundshëm të tyre.

Gjermanët flasin rreth përdorimit të mundshëm nga forcat ukrainase të raketave “Taurus” dhe efektet e një sulmi të mundshëm nga ana e tyre mbi Urën e Kerçit, e cila lidh Rusinë me Krimenë.

Sipas revistës Der Spiegel, video-konferenca nuk është mbajtur në një rrjet të brendshëm të koduar të ushtrisë, por në platformën ËebEx, ndaj lidhja nuk ka qenë aspak e sigurt.

Një zëdhënëse e ministrisë gjermane të mbrojtjes konfirmoi se ishte një bisedë mes oficerëve të Forcave Ajrore, por tha se ajo “nuk ishte në gjendje të thoshte me siguri” nëse zërat ishin ndryshuar përpara publikimit.

Përgjimi ka shkaktuar shqetësim serioz në Gjermani dhe njëherësh tërbim në Moskë. Nga ana e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti rrjedhjen e informacionit sekret, “një çështje shumë serioze dhe kjo është arsyeja pse ajo tani po hetohet me shumë kujdes, shumë intensivisht dhe shumë shpejt”.

Moska sakaq shprehu zemërimin e saj nëpërmjet zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila kërkoi një shpjegim të menjëhershëm nga Gjermania. “Përpjekjet për të shmangur përgjigjen e pyetjeve do të konsiderohen si pranim i fajit”, tha ajo.

Me tone të larta e komentoi audion ish-presidenti dhe nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, Dmitri Medvedev. “Rivalët tanë të përjetshëm – gjermanët – janë kthyer sërish në armiqtë tanë të betuar”, shkroi ai në Telegram.

Publikimi i audios ndëkrohë vjen kur Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që t’i furnizojë me raketa Taurus , të cilat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra. Megjithatë, qeveria e Scholz ka refuzuar deri më tani, nga frika se kjo do të çonte në një përshkallëzim të konfliktit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

9 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

12 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

12 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

13 orë ago