Ekspertë të integrimeve europiane thonë se është e mundshme që rruga drejt anëtarësimit mund të zgjatet edhe më për Serbinë. Flitet se BE’ja nën udhëheqjen e Berlinit nuk do t’i lejoj Serbisë hapjen e asnjë kapitulli në negociatat për anëtarësim pretendojnë jo zyrtarisht përfaqësues diplomatik në Beograd.
Gazeta serbe Danas shkruan se bashkëbiseduesit e tyre thonë se në rast se anëtarët e BE’së nuk i japin dritën e gjelbër për hapin e radhës drejt rrugës europiane kjo së pari do të jetë” shprehje e pakënaqësisë së Berlinit për shkak të ngecjes së demokracisë, respektivisht përparimit të pamjaftueshëm të Beogradit në përmbushjen e obligimeve që ndërlidhen me sundimin e ligjit”.
Siç pretendohet, Gjermania, që kryeson BE’në deri në janar, nuk është “e kënaqur” as për faktin se zyrtarët serbë “hapur shikojnë drejt Shteteve të Bashkuara” në kontekstin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Kujtojmë që as në qershor të këtij viti nuk është hapur as një kapitull në negociata me Serbinë, për dallim me vitet e kaluara që kjo ishte praktikë e Brukselit zyrtar.
Jovana Spremo, këshilltare për çështjet e procesit të integrimit në Komitetin e juristëve për të drejtat e njeriut- Jukom, dhe koordinatore të Grupit punues së Konventës kombëtare për BE thekson për Danas se “ndoshta do të ishte më mirë të thuhet se është realitet se nuk do të hapet e jo rrezik” që Serbia mos të hapë asnjë kapitull deri në fund të vitit.
“Gjermania, si një prej shteteve themeluese të BE’së, në plan t% parë vendos vlerat në të cilat është formuar unioni, e këtë pikërisht janë respektimi i dinjiteti e të drejtave e lirisë së njeriut, zhvillimi i demokracisë, barazia dhe respektimi i sundimit të ligjit, pra të gjitha ato në të cilat Serbia po ngec apo po bën hapa prapa viteve të fundit. Korniza negociatave për Serbinë është ashtu i caktuar që ngecja në përmbushjen e obligimeve nga kapitujt 23 dhe 24 mund të sjell drejt ndalimit në negociata. Me këto deklarata jepet sinjal që sundimi i ligjit do të jetë aty ku do të përqendrohet Këshilli i BE’së nën kryesimin e Gjermanisë dhe se toleranca e deritanishme të ngecjes së Serbisë në këtë fushë, nuk do të vazhdohet” tha Spremo.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…