KRYESORE

Gjermania paralajmëron Bjellorusinë për emigrantët: Bashkimit Evropian nuk mund t’i bëhet shantazh

Ministri i Jashtëm gjerman Maas i quajti masat e BE një sinjal të rëndësishëm ndaj Bjellorusisë e shteteve imituese. Ai u shpreh kundër pranimit të njerëzve të trafikuar në BE.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas foli në favor të kthimit në vendin e tyre të origjinës të emigrantëve dhe refugjatëve që ndodhen në kufirin e Bjellorusisë me BE. Pas takimit me homologët e tij të BE, politikani socialdemokrat tha në Bruksel se ky ishte një sinjal i rëndësishëm për “Bjellorusinë dhe vendet e mundshme imituese” për ta bërë të qartë se ndaj BE nuk mund të bëhet shantazh. Prandaj ai është kundër pranimit të njerëzve në Bashkimin Evropian.

BE hapi sot rrugën për sanksione të zgjeruara kundër Bjellorusisë. BE për herë të parë mund të vendosë sanksione ndaj individëve dhe organizatave përgjegjëse që mbështesin pushtetin e atjeshëm në nxitjen e refugjatëve. I Ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se sanksionet e reja duhet të godasin linjat ajrore, agjencitë e udhëtimit dhe palët e tjera përgjegjëse të përfshira në trafikimin e emigrantëve.

Ministri gjerman propozon sanksione kundër nxitësve të urrejtjes në Ballkan, por nuk gjen konsensus brenda BE

Policia gjermane regjistron 9.500 hyrje të paligjshme nga Bjellorusia

Policia federale gjermane regjistroi më shumë se 9.500 hyrje të paligjshme të lidhura me Bjellorusinë këtë vit. Fokusi kryesor është kufiri gjermano-polak, sipas Shtabit të Policisë Federale në Potsdam. Policët atje përballen që nga gushti me presion të fortë nga migrimi. Aktualisht nuk ka shenja përmirësimi të situatës. Policia federale rikujtoi se kufiri gjermano-polak është një kufi i brendshëm i Shengenit i BE, i cili mund të kalohet në çdo kohë dhe në çdo vend. Për këtë arsye policia kryen vetëm kërkime në zonën afër kufirit, nën pragun e kontrolleve kufitare. Këto masa janë të koordinuara ngushtë me policinë kufitare polake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

56 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago