POLITIKE

Gjermania paralajmëron: Mund të jemi në prag të luftës në Evropë

Evropa mund të jetë në prag të luftës, tha sot zëvendëskancelari i Gjermanisë Robert Habeck, përcjell Gazeta Express.

“Ne mund të jemi në prag të luftës në Evropë”, i tha Habeck televizionit RTL/NTV, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz pritet të takohet javën tjetër me presidentin rus, Vladimir Putin, ku do t’i flasë atij për “pasoja të rënda” që mund t’i pësojë nëse e sulmon Ukrainën.

Siç raporton Reuters duke cituar burime brenda Bundestagut, Scholz udhëton në Kiev të hënën për ta takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe në Moskë të martën për ta takuar Putinin si pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i ulur tensionet.

“Kancelari do ta bëjë të qartë se çdo sulm ndaj Ukrainës do të ketë pasoja të rënda”, citohet të ketë thënë ky burim.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e telefonoi dje presidentin rus, Vladimir Putin, duke i thënë se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë “do të shkaktonte vuajtje të mëdha për njerëzit” dhe “do të zvogëlonte pozitën e Rusisë” në botë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kremlini, Putin i tha Bidenit se përgjigjja e SHBA-së ndaj kërkesave ruse për sigurinë, nuk ka marrë parasysh shqetësimet e Moskës, andaj ajo “do të përgjigjet së shpejti”.

Orët e fundit, SHBA-ja po merret më intensivisht me situatën në Ukrainë për ta parandaluar nisjen e një lufte që tani duket më afër se kurrë.

Në këtë përpjekje, Pentagoni tha se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, foli në telefon me homologun e tij rus, Sergei Shoigu, për situatën e krijuar. Austin urdhëroi ripozicionimin e përkohshëm të trupave të Gardës Kombëtare jashtë Ukrainës.

Të shtunën, edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se rruga diplomatike për zgjidhjen e krizës mbetet e hapur, porse kjo kërkon nga Moska “ta shtensionojë situatën”.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago