Gjermania po shqyrton furnizimin me 2700 raketa kundërajrore për Ukrainën, ndërsa po mbrohet nga pushtimi që ka filluar Rusia, tha të enjten një burim qeveritar.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se Ministria e Ekonomisë kishte aprovuar furnizimin me raketa të raketave Strela, pjesë e inventarit të ushtrisë së ish-Republikës Demokratike gjermane.
Një burim i tha Reutersit që Këshilli Federal i Sigurisë duhet që ta aprovojë këtë lëvizje fillimisht. “Raketat janë gati të transportohen”, ka thënë burimi.
Kjo do të vinte pas 1000 armëve anti-tank dhe 500 raketave Stinger që Gjermania tha të shtunën se do ta furnizonte Ukrainën, në një ndryshim të politikës pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj.