Autoritetet gjermane ia sekuestruan së fundmi jahtin superluksoz, në vlerë prej 600 milionë eurosh, miliarderit rus, Alisher Usmanov.
Ai konsiderohet si njëri prej oligarkëve rusë, të cilët po ndëshkohen nga autoritetet ndërkombëtare, shkruan “Gazeta Express”.
Usmanov njihet si bashkëpunëtor i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili javën e kaluar e nisi luftën në Ukrainë.
Dhe, 68 vjeçari e pësoi goditjen e parë kur në Gjermani iu mor jahti super-luksoz, si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë, e cila po mundohet ta pushtojë Ukrainën.
Krahas bizneseve të tij, Usmanov ka lidhje edhe me futbollin.
Në vitin 2007 ishte bërë pjesë e Arsenalit, ku i kishte blerë 17 për qind të aksioneve.
E aktualisht dhe që nga viti 2019, 68 vjeçari është i përfshirë tek Evertoni pasi kompania e tij e sponsorizon qendrën stërvitore të “Toffees”, ndërsa pronari i klubit, Farhad Moshiri është po ashtu president i kompanisë së tij, USM Holdings.
E në klubin e femrave të Evertonit, MegaFon, po ashtu në pronësi të tij, nga viti 2020 Usmanov është sponsori kryesor.
Gjithashtu, njëra nga kompanitë e tij, Metalloinvest, në shkurt të vitit 2008 ishte bërë sponsor i Dinamo Moscoë, klubit rus të futbollit.
Ai ishte edhe pjesë e Këshillit të Olimpiadës dhe Paraolimpiadës Dimërore “Sochi 2014”, shkruan “Gazeta Express”.
Ai është pjesë e Bordit të Trustit në Fondin Mbështetës të sportistëve olimpikë rusë.
Do të jetë interesante ta shohim se çka do të ndodhë me Usmanov dhe se a e do të ndihet kjo goditje edhe tek Evertoni në të ardhmen e afërt.
Chelsea ndërkohë i ndjeu menjëherë pasojat e sanksionit ndaj Rusisë, pasi pronari Roman Abramovich po detyrohet ta shesë klubin sa më shpejt të jetë e mundur.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…