Gjermanët i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri apo Budestagun, në zgjedhjet që pritet ta formësojnë të ardhmen e Gjermanisë dhe Evropës.
Qendrat e Votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00.
Të drejtë vote kanë më shumë se 60 milionë gjermanë mbi 18 vjeç.
Kancelaria Angela Merkel i kërkoi gjermanëve votën e tyre për të mbështetur pasardhësin e saj Armin Laschet në një përpjekje të fundit përpara shkuarjes në kutitë e votimit këtë të dielë.
Në garën për kancelar përballë 60 vjeçarit Laschet, është Social Demokrati Olaf Scholz . Sondazhet më të fundit tregojnë se ata janë ngushtësisht afër njëri tjetrit me mbështetje duke i kthyer këto zgjedhje si më të paparashikueshmet vitet e fundit.
Socialdemokratët dhe konservatorët janë thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë (26/25%).
Aksidentoi me automjet një kalimtar, arrestohet 19- vjeçari në Përmet
Policia i heq 1700 euro nga duart trafikantit, arrestohet në aksin Kakavijë-Gjirokastër me 4 klandestinë
Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2-3 përqind.
Merkel kishte planifikuar të mbante një profil të ulët gjatë fushatës elektorale duke përgatitur daljen nga politika pas 16 vitesh në pushtet.
Megjithatë iu desh të përfshihej në fushatën e ethshme në mbështetje të Armin Laschet .
Për të patur një Gjermani me stabilitet tha Merkel, Armin Laschet me patjetër duhet të zgjidhet kancelar dhe se CDU bashkë me CSU duhet të jenë forca më e madhe.
Gjatë fushatës elektorale nuk pati një temë të madhe polarizuese, siç qenë përshembull ajo e emigrantët në zgjedhjet e 2017-ës.
Ishte tema e emigrantëve që i katapultoi para katër vjetësh ultra të djathtët e AfD-së në partinë më të madhe të opozitës në Bundestag.
Gjermania voton me sistem proporcional, të personalizuar. Kjo do të thotë se çdo votues në Gjermani ka dy vota, të ashtuquajturat vota e parë dhe vota e dytë.
Me votën e parë, votuesi zgjedh një kandidat të caktuar, në njërën prej 299 zonave zgjedhore.
Kjo garanton që në parlament të përfaqësohet çdo zonë elektorale, çdo rajon.
Me votën e dytë, votuesi voton për listën kombëtare të një partie.
Është vota e dytë që vendos për fuqinë me të cilën përfaqësohet një parti në Bundestag.