Grupi i hakerëve Anonymous, në bashkëpunim me grupe të tjera të hakerëve, kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të institucioneve të Serbisë.
Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në ‘shkallë të plotë’ si pjesë e fushatës “Operacioni Serbia”.
Sipas postimit të fundit nga Anonymous, më shumë se 40 uebfaqe serbe janë rrëzuar nga interneti në 72 orët e fundit.
“LAJMI I FUNDIT: Kolektivi Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës ‘OpSerbia’ (Operacioni Serbi). Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë rrëzuar në 72 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Anonymous, përcjell Klankosova.tv.
Kujtojmë se Anonymous rreth dy javë më parë, ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet në veri.
“Ne nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë këtij terrori. Reagimi ynë kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë. Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk është pa mbështetje”, thuhej në reagim.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…