Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pasi që ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, ku edhe ka treguar një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.
Gjini sot ka publikuar një fotografi me një të ri nga komunitetet RAE, të cilin thotë se e ka mik.
I pari i Gjakovës ka thënë se nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi, gabime të tilla ai thotë se i kushtojnë të gjithë shoqërisë.
“Unë po pi kafe me Florentin! Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit. Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi. Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve”, shkroi ai në Facebook.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…