Analisti Rron Gjinovci pohon se Serbia është bërë horë pasi Kosova nuk ia lejoi mbajtjen e referendumit.
Por, sipas tij, më 3 prill do të bëhet përfundimisht horë nëse Kosova nuk ia lejon mbajtjen e zgjedhjeve brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Kjo është veç nxemje, Serbia bohët horë përfundimisht me 3 prill 2022, kur i ka zgjedhjet, nëse mbajtja e tyne nuk lejohet në Kosovë. Në fakt qitu është krejt poenta.
Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën Veriore për të kundërshtuar mosmbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës. Policia ka konfirmuar për Express se tubimi i tyre ka përfunduar dhe aty nuk është shënuar ndonjë incident.