LAJME

Gjithçka nisi pas arrestimit të kreut të “Mbrojtjes Civile”: Policia me detaje për sulmin që u bë ndaj zyrtarëve policorë dhe gazetarëve

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e Milun Milenkovic, i cili është njeriu kryesor i të ashtuquajturës ‘Mbrojtja civile’ në veri ku edhe dyshohet për vepra të terrorizmit. Pas arrestimit të tij zyrtarë policorë dhe vetura të Policisë janë sulmuar në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq dhe Zveçan

Në raportet e Policisë të dërguara sot për media, thuhet se gjatë arrestimit të djeshëm të Milenkovic, i njëjti me qëllim të shmangies së arrestimit të tij ka rezistuar dhe si pasojë e kësaj lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, pas operacionit policor një turmë e personave të dyshuar deri më tani të pa identifikuar, kanë sulmuar me gurë dhe me mjete të forta njësitet policore të Rendit Publik dhe veturat e policisë. Si pasojë e sulmeve lëndime trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor, po ashtu janë dëmtuar edhe tri vetura të Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Ndërsa poashtu dje në Mitrovicën e Veriut, derisa  katër zyrtarët policor ishin në drejtim të stacionit policor janë sulmuar me mjete të forta –gurë nga 4-5 persona të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar përveç që është dëmtuar vetura zyrtare ndërsa rasti në procedurë hetimore.

Sulm dhe dëmtim të veturave të Policisë pati edhe në Leposaviq, ku raportohet se dy vetura pronë e Policisë së Kosovës deri sa kanë qenë në eskortë duke u kthyer nga objekti i Komunës së Leposaviqit, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me vezë dhe me ngjyrë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Në Zveçan gjithashtu dje raportohet se një grup i personave të dyshuar deri më tani të pa identifikuar, kanë sulmuar një ekipe të gazetarëve, me ç’rast i kanë thyer xhamat e veturës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago