GJKKO merr vendimin, dënohet me burgim të përjetshëm Redjan Rraja

Gjykata e Posacme Kundër Krimit të Organizuar, ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën.

Redjan Rrahja akuzohet se ka qenë një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.

SPAK kishte kërkuar burg përjetë për Rrajën, ndërsa u kërkuan edhe 35 vjet heqje lirie për të arrestuarin tjetër Arjol Halilaj, i cili sipas SPAK, ka patur vetëm rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.

Sipas akuzës, Rrahjan e implikon AND-ja e gjetur në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë.

Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY EÇ, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si “bidon”, “benzin”, “autostradë.

Ngjarja ndodhi Nëntorin e kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Ndërkohë rikujtojmë se Redian Rraja është nipi i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.

VENDIMI