Inspektoriati i Tregut ka gjobitur me një mijë euro një market në komunën e Skenderajt.
Biznesi në fjalë ka vendosur në rafte 122 litra, ku çmimi për litër ishte 3,49 euro, ndërsa në depo ai kishte 1.290 litra vaj ( dy prodhime të ndryshme), shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në aktvendimin e lëshuar, Inspektoriati i Tregut ka bërë të ditur se ky biznes është urdhëruar t’i largojë nga shitja vajin që kishte ekspozuar në rafte, derisa të kompletonin dokumentacionin e kërkuar, si faturat furnizuese dhe kalkulimin e çmimit shitës të produkteve.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti tha se do të merren masat kundër abuzuesve.
“Inspektorët janë duke bërë dokumentimin e të gjitha shkeljeve mirëpo unë nuk jam i udhëhequr vetëm nga ideja e ndëshkimit që duhet të ndodh por jam i udhëhequr nga parandalimi i dëmit që tashmë po shkaktohet, sepse ju e dini inspektorët marrin evidencë për shkeljet dhe më pastaj fillon procedura e proceset e ndëshkimit”, tha Kurti.
Derisa në anën tjetër, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ftoi Prokurorinë e Shtetit të ndërmarrë menjëherë veprime ndaj atyre që po përfitojnë jashtëligjshëm.
“Një kurdisje dhe orkestrim të të cilit po jemi dëshmitarë, është vepër penale e sansksionuar në mënyrë të dyfishtë, me burgim (1-5 vite) si dhe dënim shtesë me gjobë, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Ftoj Prokurorinë e Shtetit, që bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të përcaktuara, të ndërmarrë menjëherë veprime në përputhje me mandatin e tij, kundër abuzuesve që po përfitojnë paligjshëm që me veprimet e tyre po dëmtojnë qytetarët e vendit tonë”, ka deklaruar Haxhiu.
Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…