Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjes sot në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit, ku një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.
Rreth orës 7 të mëngjesit një gjuajte me armë ka ndodhur mes anëtarëve të familjes Hoxha dhe Jakupi, ku një ka vdekur fatkeqësisht në QKUK si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë dhe 5 tjerë janë plagosur, 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Gazeta Metro mëson se i vrarëë ka mbetur Jeton Jakupi nga Ribari i Madh, pas të shtënave me armë zjarri, i ndjeri kishte ardhur para pak dite nga Zvicra.
Jozyrtarisht mësohet se djali i axhës së të ndjerit kishte pasur probleme me dikë nga familja Hoxha.
Rastin për Gazeta Metro e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.
“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë pjagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.”, ka thënë Ahmeti për Metron.
Kujtojmë se tre nga të plagosurit po trajtohen në QKUK ku gjendja e tyre është e rëndë.