B92 ka publikuar një artikull që e quan sulmi i ri i Gjukanoviçit ndaj Serbisë ku ai thotë se “Nacionalizmi serbo-madh përsëri i është sul Malit të Zi, duke lexuar gabim porosit nga zgjedhjet e vitit të shkuar – por tek do të thyejë dhëmbët”.
Këtë e ka thënë mbrëmë presidenti malazez Milo Gjukanoviç, ku shtoi se “Mali i Zi ka dëshmuar se vlerat e vërteta mund të mbrohen edhe nga pozita e opozitës.
“Nacionalizmi serbo-madh në këtë vit theu dhëmbët në Malin e Zi, e tek tash do thyejë tërësisht” tha për “Gradske televiziju”, transmeton RTCG.
Në pyetjen si e ka përjetuar pritjen e kryeministrit malazez Krivokapiç në Serbi, Gjukanovip tha se bëhet fjalë për turpin “më të madh të nikoqirit se të mysafirit”.
“Kjo është mosrespektim i himnit, flamurit , gardës së nderit dhe vetë Serbisë. Të lejohet një akt i tillë i pritjes së shtetarit të lartë mysafir nga cilido vend , është një faul serioz”, konsideron Gjukanoviç.
Lidhur me situatën në regjion, ai shtoi se “të gjitha përkeqësimet e situatave politike apo të sigurisë, si dhe mbylljen e perspektivës evropiane në mënyrën më drastike thyhen përmes Bosnjës e Hercegovinës”.
“Janë lëshuar 26 vite për përmbushjen e marrëveshjes së Dejtonit dhe sigurimin e parakushteve për funksionalizimin e BeH”, tha Gjukanoviç.
Sipas tij “për shkak të shumë kompromiseve të bëra në dëm të Bosnjës edhe Hercegovinës” erdhi tek përtëritja dhe forcimi i nacionalizmit.
Ndërsa rreth mundësisë së luftës së re në BeH, ai tha se nuk përjashtohet asnjë skenar, aq më parë kur kihet parasysh “hovi i politikës shkatërruese ruse ndaj Ballkanit perëndimor”.
“Mendoj se ajo nuk është vetëm politikë shkatërruese por edhe auto-shkatërruese”, tha Gjukanoviç duke shtuar se procesi i zgjerimit të BE-së “do mbyll hapësirën për ndikimet malinje”.
“Këtu është duke ndodh luftë e madhe për promovimin e vlerave evropiane, kjo ka krijuar hapësirën për politika retrograde. Nëse projekti i nacionalizmit serbo-madh ka sukses, do të vijë te konfigurimet e reja”, tha Gjukanoviç.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…