LAJME

Gjykata bllokon përpjekjen e Trump për të mbyllur Zërin e Amerikës

Një gjykatës federal në Washington urdhëroi të martën rivendosjen e disa mediave publike amerikane jashtë vendit, duke përfshirë platformën e Zërit të Amerikës.

Kjo paraqet një pengesë të mëtejshme për administratën Trump, e cila po kërkon t’i çmontojë ato pas një bllokadë fillestare në mars.

Në fund të marsit, një tjetër gjykatës federal në New York, Paul Oetken, kishte pezulluar tashmë vendimin për mbylljen e funksionimit të këtyre mediave publike.

Të martën, gjykatësi Royce Lamberth, duke dëgjuar një seancë urgjente, urdhëroi qeverinë amerikane të rivendosë punonjësit e agjencisë që mbikëqyr këto media, USAGM, dhe të rifillojë pagesën e subvencioneve të caktuara nga Kongresi, por të pezulluara që nga marsi.

Ai gjithashtu kërkoi rivendosjen e programeve nga Zëri i Amerikës (VOA), një transmetues publik që prodhon video, radio dhe përmbajtje të shtypura për audiencë jo-amerikane.

E themeluar në vitin 1942, Zëri i Amerikës u krijua si një medium kundër propagandës, që synonte veçanërisht popullsitë që i nënshtroheshin regjimeve autoritare, veçanërisht në bllokun sovjetik të Evropës Lindore gjatë Luftës së Ftohtë.

Në vendimin e tij, gjyqtari konstatoi se qeveria nuk kishte paraqitur prova që tregonin se këto media nuk po përmbushnin misionin e caktuar nga Kongresi.

USAGM-ja njoftoi çmontimin e saj në mars, duke cituar një agjenci që ishte bërë, sipas qeverisë, “një gjigant i kalbur dhe një barrë për taksapaguesit amerikanë”.

Sipas administratës Trump, USAGM, e cila kishte qenë fajtore për “shpërdorim, mashtrim dhe abuzim të turpshëm”, përbënte gjithashtu “një rrezik për sigurinë kombëtare”.

Në mungesë të provave të këtyre abuzimeve të supozuara, “është e vështirë të imagjinohet një shembull më i qartë i një vendimi arbitrar dhe kapriçioz” sesa ai i marrë nga qeveria amerikane, konsideroi gjyqtari Lamberth.

Ky i fundit pohoi gjithashtu se administrata Trump nuk kishte autoritet mbi fondet federale të votuara nga Kongresi dhe se USAGM-ja ishte thjesht një kanal për transferimin e këtyre parave tek mediat përkatëse.

Këto përfshijnë, përveç Zërit të Amerikës, Radio Azinë e Lirë dhe Rrjetet Transmetuese të Lindjes së Mesme (MBN), një platformë lajmesh për Lindjen e Mesme.

Gjykatësi nuk po dëgjonte çështjet e Radios Evropa e Lirë dhe Radio Liberty, të cilat administrata Trump i anuloi pas një vendimi të veçantë të gjykatës në mars.

“USAGM duhet ta zbatojë menjëherë këtë vendim”, tha në një deklaratë Clayton Weimers, drejtor i degës së Reporterëve pa Kufij (RSF) në SHBA. “Ne e dimë se kjo luftë nuk ka përfunduar”, shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago