POLITIKE

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, i cili ndodhet në një vizitë disa ditore në Moskë të Rusisë, u takua më 22 prill me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe dhe shërbimi për shtyp i presidentit rus.

Në takim, sipas njoftimit, morën pjesë edhe peshkopo i Baçkës, Irinej, dhe peshkopi i Volokolamskut, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës, Antonie.

“E di që Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë, të cilët tradicionalisht ruajnë marrëdhënie të ngrohta, të afërta dhe aleate të mbushura me besim”, i tha Putin patriarkut Porfirije, sipas deklaratës së shërbimit rus për shtyp.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Putini ia përcolli Porfirijes dëshirën e tij që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të jetë në Moskë më 9 maj për festimin e Ditës së Fitores.

Vuçiq më 7 mars, pas një bisede telefonike me Putinin, deklaroi se do të takohej me Putinin më 9 maj në Moskë. Ky do të jetë takimi i tyre i parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Patriarku Porfirije, siç njoftoi KOS, më parë u takua me patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, në selinë e Kishës Ortodokse Ruse dhe në rezidencën zyrtare të patriarkut Kiril në manastirin Danilov në Moskë.

Në një deklaratë të Patriarkanës së Moskës të publikuar në faqen zyrtare thuhet se patriarku Kiril i tha patriarkut Porfirije se “kisha ruse kurrë nuk ka pasur asgjë negative” në marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe dhe se të dyja kisha gjithmonë kanë ruajtur “mirëkuptim të ndërsjellë, dashuri dhe mbështetje vëllazërore”.

Patriarku i KOS-it, Porfirije, siç thuhet në njoftim, theksoi se marrëdhëniet e mira midis kishave ortodokse ruse dhe serbe janë “një shembull i mirë për të gjitha kishat ortodokse”.

Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ruse kultivojnë marrëdhënie të mira, dhe ky trend ka vazhduar edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilin patriarku rus Kiril e mbështet fuqishëm.

Kisha Ortodokse Serbe mori anën e Patriarkanës së Moskës në vitin 2019 në konfliktin e saj me Patriarkanën e Kostandinopojës për autokefalinë e Kishës së Ukrainës.

Serbia, megjithëse zyrtarisht mbështet integritetin territorial të Ukrainës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli që, si shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të veprojë në këtë drejtim./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago