Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar deri më 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë së re.
Thaçi dje kishte dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së si mandatar për kryeministër, por dekreti i tij është pezulluar.
E pas kësaj, edhe Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur të shtyjë protestën e paralajmëruar për nesër në Prishtinë, përcjell Bota sot.
Lajmin e ka konfirmuar sekretarja organizative e VV-së Vlora Haxhimehmedi, e cila ka theksuar se puna dhe përgatitjet e tyre do të vazhdojnë, përkundër shtyrjes së protestës.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Masa e shtyn protestën
Të dashur anëtarë të Lëvizjes,
Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë.
Ju përshëndes.
Vlora Haxhimehmedi
Sekretare Organizative