Kosovo and U.S. flags decorate the main square in Pristina, Kosovo, on Feb. 17, on the 10th anniversary of the country's independence from Serbia.
I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell; ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett; dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Kosovën, në natën e së enjtes.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë popullit të Kosovës. Ne përshëndesim përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë dhe të tjerëve që po punojnë me zell, në rrezik të lartë, për të reduktuar përhapjen e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me çdo qeveri që formohet nëpërmjet procesit kushtetues”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të lartë amerikanë.
“Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës që t’i heqin tarifat plotësisht. Ne besojmë se tarifat po e dëmtojnë popullin e Kosovës, duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë vonimin e hyrjes së furnizimeve të nevojshme në Kosovë – dhe pengimin e zhvillimit ekonomik”, vazhdon deklarata.
“Ne duam të bëjmë të qartë se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, asnjëherë nuk e ka parë dhe as nuk e ka diskutuar një plan të tillë. Fokusi i Qeverisë së SHBA’së për mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për linjat ajrore, hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte drejt njohjes reciproke”, përfundon deklarata nga Uashingtoni
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…