BREAKING NEWS

Goditen hajnat e banesave luksoze në Spanjë, arrestohen 3 kosovarë

4 kosovarë të akuzuar për grabitjen e dhjetëra banesave luksoze në Spanjë vitet e fundit u arrestuan nga autoritetet vendëse javën e kaluar. Tashmë janë publikuar pamjet e operacionit të titulluar “Rinia” të cilat tregojnë shkallën e lartë të specializimit të grupit për këto veprimtari kriminale.

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e operacionit që javën e kaluar çoi në prangosjen e një bande shqiptare të specializuar në vjedhjen e banesave luksoze.

Si pjesë e “Operacionit Rinia” të koordinuar me Europolin, u ndaluan tre kosovarë dhe një shtetas spanjoll, ndërsa një person i pestë me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim.

Kërkimet për grupin kriminal nisën pas raportimeve se shumë banesa në zonat qendrore të Madridit dhe rrethinave po binin pre e grabitjeve pa u diktuar.

Disa prej kallëzuesve ishin futbollistë të skuadrave të njohura spanjolle si Atletiko apo Reali i Madridit.

Autoritetet thanë se karaktestikë e grupit ishte qëndrimi vetëm 1 muaj në Spanjë, ndërsa më pas largoheshin në vendet e origjinës ku dyshohet se zhvillonin të njëjtën veprimtari kriminale.

Për shkak të ndërrimit të shpeshtë të shtëpive, automjeteve dhe numrave të kontaktit, autoritetet hasnin vështirësi në gjurmimin e lëvizjeve të tyre.

Mësohet se autorët bashkëpunonin me një argjendar në Madrid me të cilin shkëmbenin stolitë dhe objektet e vjedhura me një sasi floriri.

Gjatë operacionit të arrestimit u sekuestruan 8 makina makina luksoze, pajisje për kryerjen e grabitjeve, argjendurina, para dhe peshore elektronike.

Një nga krerët e bandës mendohet të jetë shqiptar i njohur nga autoritetet edhe në vitin 2007 për vjedhjen me dhunë të një biznesmeni dhe producenti spanjoll./oranews


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

24 orë ago