Ushtria ruse ka pësuar ditën e djeshme humbjen më të madhe në ushtarë në Ukrainë, që prej nisjes së luftës në këtë vend nga 24 shkurti.
A Russian column got under shelling and attempted to flee their position quickly. As they started moving, the vehicle of the soldier filming the video appeared to have turned over. The location and date are unknown. pic.twitter.com/aMq1QHa9qI
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) October 30, 2022
Sipas raportimeve nga ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, të paktën 1000 ushtarë rusë u vranë pranë Khersonit, në një sulm të ushtrisë vendase që i kapi të papërgatitur trupat e Putin.
Përveç kësaj të hëne ku 1 mijë ushtarë humbën jetën, raportohet se të dielën, po ashtu shifra e viktimave ka qenë e përafërt.
Në 8 muaj luftë, zyrtarët e lartë në Kiev deklarojnë se kanë vrarë më shumë se 71 mijë e 200 ushtarë ruse, humbje këto të mëdha që detyruan kreun e Kremlinit të thërriste një mobilizim të pjesshëm prej 300 mijë rekrutësh.
https://www.youtube.com/watch?v=2fbSCj9idRc&ab_channel=Espreso.TV
Një video e shpërndarë nga Daily Mail tregon momentin kur ushtarët rusë sulmohen nga ukrainasit me raketa, ndërsa përpiqen të fshihen pas një autoblindi. Videoja tregon se drejtuesi i mjetit papritur e përmbys atë duke zënë disa ushtarë poshtë.