KRYESORE

Khalifa Haftar, mbyll portet e naftës në Libi. Kush është ‘burri i fortë’ që po sfidon Moskën dhe Ankaranë?

Marshalli  ka urdhëruar mbylljen e porteve të naftës në Libinë lindore dhe ka kërcënuar se do të shkurtojë dy të tretat e eksporteve të naftës bruto libiane.

Veprimi i Haftar shërben për të bërë presion mbi qeverinë e Tripolit të udhëhequr nga kryeministri Fayez al-Serraj.

Ulja e eksporteve të paralajmëruara nga marrshalli vlerësohet në 700 mijë fuçi në ditë.

Mbyllja e terminaleve të naftës në Libi vjen në prag të Konferencës së Berlinit, ku pritet të marrë pjesë edhe vetë Haftar por jo Kryeministri Al-Serraj, përveç ndonjë ndryshimi të minutës së fundit.

Dje gjenerali libian u takua me kreun e diplomacisë greke Nikos Dhendias, ndërsa ky i fundit deklaroi se Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi pas arritjes së armëpushimit mes Haftar dhe Al Serray.

Greqia zyrtare i ka bërë thirrje Gjermanisë të kërkojë anullimin e marrëveshjes mes qeverisë së kryeministrit libian Al Serray dhe Ankarasë, që sipas saj kërkon të përvetësojë në mënyrë të paligjshme pjesë të mëdha të Zonës ekskluzive ekonomike greke në Mesdheun lindor.

Kush është Khalifa Haftar?

Ai mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë, por edhe i thjeshtë, i etur për ta bërë veten të pëlqyer. Ai alternon mënyrat fodulle të ushtarit të karrierës me ato të një burri shteti që aspiron të jetë dominues në politikën e madhe, por në thelb ai është i vetëdijshëm se kjo nuk është bota e tij. Shumë i sigurt për veten e tij kur flet për armë, ushtarë, përparime dhe kufij. Sidoqoftë ai nuk është i aftë të shpjegojë strategjitë e tij afatgjata, ose atë që do të dëshirojë të bëjë kur të arrijë më në fund në Tripoli për të instaluar qeverinë e tij.

«Nuk është koha për demokraci. Nuk po kërkoj dialog. Së pari duhet të luftoj armiqtë e mi, militantët, terroristët. Më vonë, kur Libia të jetë e qëndrueshme, atëherë ne do të flasim përsëri për zgjedhje dhe lirinë e shtypit”, ka deklaruar ai para disa ditësh për ‘Corriere della Sera’.

Ishte viti 2014 kur Haftar filloi “operacionin e tij të dinjitetit” për të “rindërtuar” Libinë me pushtetin e tij në qendër.

Pavarësisht se është shpallur komandant i Ushtrisë Kombëtare Libiane, në realitet ai ka në përbërje komandantët e vjetër të ushtrisë së Gadafit.

Fushata ushtarake e tij tashmë ka zgjatur shumë gjatë. Dhe kjo shpjegon refuzimin e tij për t’u përkulur ndaj Moskës në orët e kaluara kur refuzoi marrëveshjen e armëpushimit. Ai zgjodhi rrugën e forcës. Nëse ai ndalon ai është i humbur. Hyrja në lojë diplomatike e dobëson atë. Ai filloi ofensivën ushtarake më 4 prill, i bindur se do të triumfonte ushtarakisht dhe në rrugën diplomatike ndaj Fayez al Sarraj. Nëse ai tani kthehet prapa, rrezikon gjithçka, madje edhe jetën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago