Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e Thesarit Departamentit të Thesarit të SHBA-së për të futur në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Evropë, përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri të Kosovës që drejtohet nga Zvonko Veselinoviq.
Duke folur për gazetën “Bota sot”, eurodeputetja gjermane ka thënë se ky vendim është një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.
“Sanksionet e SHBA-së kundër bandës së Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq në veri të Kosovës, janë një hap shumë i rëndësishëm dhe i vonuar në luftën kundër krimit të organizuar”, ka thënë von Cramon.
Ajo ka treguar se banda e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit kanë kryer vepra korruptive dhe kriminale në veri, përmes tenderëve të mëdhenj dhe kontrabandimit të drogës.
“Aktivitetet e tyre janë të dokumentuara mirë pasi po abuzojnë me zbrazëtirat e sistemit në veri për të kryer veprimet e tyre korruptive dhe kriminale, kryesisht duke marrë tenderë të mëdhenj të infrastrukturës ose duke kontrabanduar drogë”, është shprehur më tej raportuesja për Kosovën në PE.
Teksa ka njoftuar se ky vendim nga SHBA-ja është përgatitur prej kohësh, von Cramon ka paralajmëruar se lista e të sanksionuarve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor do të jetë më e gjatë. Sipas saj, edhe Bashkimi Evropian duhet të ndjekë këtë praktikë, sikurse BE.
“Sanksionet janë duke u përgatitur prej disa kohësh dhe besoj se ky është vetëm hapi i parë pasi lista e figurave të korruptuara nga Ballkani Perëndimor duhet të jetë shumë më e gjatë. Në të vërtetë, BE-ja gjithashtu duhet ta ndjekë këtë dhe të prezantojë pakon e saj të sanksioneve të zgjuara kundër të gjithë individëve që minojnë sundimin e ligjit dhe kryejnë aktivitete korruptive në Mitrovicë dhe në mbarë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Viola von Cramon
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…