Gomari që u iku pronarëve 5 vjet më parë, gjendet duke jetuar me drerë

Një gomar që u arratis nga pronarët e tij pesë vjet më parë në Kaliforni është gjetur “duke jetuar jetën e tij më të mirë” me një tufë drerësh.Terrie dhe Dave Drewry janë të bindur se kafsha e filmuar nga një alpinist është kafsha e tyre “Diesel”.

Çifti thotë se janë të lehtësuar që kafsha është e sigurt – dhe kanë vendosur ta lënë atë të endet i lirë me një familje të re.

Diesel u tremb dhe iku derisa çifti kishte dalë të ecë më 2019.

Pastaj alpinisti Max Fennell e vuri re tufën në fillim të këtij muaji, duke e përshkruar gomarin si “të lumtur dhe të shëndetshëm” dhe e postoi në rrjetet sociale.

Tufa e kafshëve është disa kilometra larg nga ku Diesel u zhduk.