POLITIKE

Gordana “acaron” Greqinë, e quan vendin Maqedoni, lë sallën ambasadorja greke gjatë betimit

Një skandal diplomatik mund të rindizet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska, ka bërë betimin në një seancë të posaçme të Kuvendit.

Por Silianovska gjatë betimit e quajti vendin “Maqedonia”, edhe jo Maqedonia e Veriut, emri i saj zyrtar. Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, e ftuar në seancën e Kuvendit për betimin e Gordana Silianovska, u largua në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit gjatë kohës së saj i referohej vendit si “Maqedonia”, duke shkelur Marrëveshjen e Prespës.

71-vjeçarja Gordana Silianovska u zgjodh presidente e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur të mërkurën, më 8 maj, si kandidate e VMRO-DPMNE-së, duke fituar me një përqindje prej 65% ndaj presidentit aktual të vendit, Stevo Pentarovski.

Paralelisht me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në vend u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare, në të cilat partia opozitare e djathtë VMRO-DPMNE fitoi një fitore të madhe, duke marrë 58 nga 120 vendet në Parlament. Kjo parti filloi negociatat me koalicionin e partive opozitare shqiptare “VLEN” për formimin e qeverisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

8 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

15 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

16 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

21 orë ago