Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, para Kryeministrisë në Tiranë është zhvilluar një protestë.
Qytetare dhe aktiviste përcollën mesazhe se gratë dhe vajzat sot në Shqipëri kanë më shumë arsye të protestojnë se sa të festojnë.
Madje, në shenjë proteste ato kanë djegur edhe reçipetat para Kryeministrisë, teksa në duar mbajnë pankarta me shprehjen “nata është e jona”.