FOTO&VIDEO

A mundet që gripi i rëndë që kaluam në nëntor dhe dhjetor, të ketë qenë COVID-19?

Ndërkohë që bota po përballet me koronavirusin, COVID-19, i cili tashmë është një pandemi globale dhe po merr mijëra jetë në ditë, ekspertët e shëndetit po ngrenë disa dilema.

Në rrjetet sociale, kryesisht në Amerikë po ngrihet pyetja nëse gripi që kaluan njerëzit në muajt nëntor-dhjetor mund të ketë qenë koronavirusi i ri?

Të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të të afërmve, shumë përdorues kanë deklaruar se kanë shumë të ngjarë t’a kenë kaluar këtë virus, bazuar në simptomat e paraqitura.

Donna Lee Collier, një zonjë në SHBA shkroi në Facebook:

Kush u sëmur në nëntor ose në dhjetor dhe “gripi” i zgjati 10 deri në 14 ditë, me kollë të rëndë që nuk largohej? Mjekët thanë se nuk ishte grip, por e quajtën infeksion të rëndë të frymëmarrjes. Zona jonë ka pasur një sezon “gripi sezonal” shumë agresiv, por të gjithë miqtë e mi kanë dalë negativ për testin e gripit.

Ky postim mori qindra komente të cilat deklaronin të njëjtën gjë, duke bërë të dyshojnë se koronavirusi ka qarkulluar në Amerikë, që në muajt nëntor ose dhjetor.

A mund të këtë ardhur COVID-19 në SHBA para janarit, ku dhe u kapën rastet e para?

Ekspertët thonë se është e besueshme që koronavirusi erdhi në SHBA nga Kina para janarit, por sipas tyre duhen ende prova shkencore për ta vërtetuar këtë.

Duke qenë se SHBA tashmë është vendi më me shumë të prekur nga COVID-19, e ka të vështirë të angazhojë studiues për të zbuluar këtë, por pritet me qetësimin e situatës të zbulohet më shumë mbi origjinën, kohën e përhapjes dhe mënyrën e veprimit të COVID-19 mbi trupin tonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

5 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

7 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

22 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago