Mëngjesin e kësaj të enjteje, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi parash në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia lokale, bëhet e ditur se është vjedhur një sasi e vogël lekësh në arkat ku besimtarët hedhin dhurimet e tyre. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorë të kësaj vjedhjeje, dyshohet të jenë dy persona të mitur, informacion ky i marrë nga kamerat e sigurisë.
Autorët kane marrë vetëm lekët shqiptare që gjendeshin në arkë. Ndërkohë policia është duke bërë procedurat e nevojshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Kjo është e disata herë që vidhen lekë, apo sende me vlerë në objektet e kultit në qarkun e Korçës.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh te dy arka ku besimtarët hedhin lekë, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.
Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.
Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.