LAJME

Grabitja më e madhe në historinë e Britanisë/ Vodhi bizhuteri me vlerë 25 mln paund në shtëpinë e modeles, Serbia refuzon kërkesën e Londrës: Nuk e ekstradojmë

Ishte 13 dhjetori i vitit 2019, kur modelja dhe vajza e “titanit” të Formula 1 Bernie Eçkestone, Tamara Eçlestone, ishte për pushime me bashkëshortin dhe vajzën e saj, duke mos e ditur se do të bëhej pjesë e një prej grabitjeve më të mëdha në historinë e Britanisë.

Tre persona kanë marrë tashmë dënimin për vjedhjen e bizhuterive, gurëve të çmuar dhe diamantësh në shtëpinë e modeles, ndërsa një prej tyre, një shtetas serb, është marrë “nën mbrojtje” nga autoritetet serbe, duke mos lejuar ekstradimin në Britani.

Ljubomir Romanov, i njohur për policinë si Danijel Vukovic, akuzohet se ka udhëhequr një seri vjedhjesh në shtëpitë luksoze të tre personave të famshëm në dhjetor 2019, duke përfshirë edhe grabitjen prej 25 mln paundësh në shtëpinë e Eçleston.

BBC ka siguruar dokumente të cilat tregojnë se policia e Londrës ka paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij nga Serbia më 14 prill 2021 në Gjykatën e Lartë në Beograd, Departamenti Special për Krimin e Organizuar.

Ndërkohë sipas të dhënave të gjykatës, kërkesa është refuzuar më 15 korrik të po atij viti.

Disa muaj më vonë më 13 tetor, ky vendim u ankimua, por Gjykata e Lartë në Beograd e rikonfirmoi vendimin e saj.

Detajet në dokument thonë se Ljubomir Romanov është “banor i ligjshëm” i Serbisë dhe se për këtë arsye baza ligjore për ekstradim nuk është plotësuar


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago